Java e derbit dhe e finaleve, Kategoria Superiore “zjarr” në mesjavë

schedule16:14 - 17 Janar, 2021

schedule 16:14 - 17 Janar, 2021

Superiorja nuk humbe kohë, pasi në mesjavë luhen katër ndeshje dhe të enjten derbi i kryeqytetit. Mungojnë tifozët, por në fushë pritet një përballje e luftuar. Gjithçka nis prej orës 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Fusha i ndihmon skuadrat të tregojnë cilësitë e tyre teknike dhe do të jetë si zakonisht një përballje e gjitha për të t’u parë. Edhe të mërkurën ka ndeshje mjaft interesante, madje do të jetë e vështirë të ndiqen të gjitha njëherësh për shkak së luhen në të njëjtin orar.

Sërish prej orës 13:45, gjithmonë nëse nuk parashikohen reshje shiu. Kastrioti-Teuta është një nga ndeshjet që tërheq vëmendjen, me durrsakët që duan të ndjekin Vllazninë kryesuese. Shkodranët kanë gjithashtu një mision të vështirë, në Ballsh kundër Bylisit.

Apolonia e rilindur, që ka marrë 7 pikë në tre ndeshjet e fundit, pret Kukësin e zhytur në krizë. Fierakët do kërkojnë të shfrytëzojnë momentin e mirë dhe të mundohen të lënë vendin e parafundit. Laçi-Skënderbeu është një tjetër përballje e rëndësishme, me vendasit e dënuar të fitojnë nga korçarëve të vendit të fundit. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 15
E mërkurë, më 20 janar, ora 13:45
Kastrioti-Teuta
Apolonia-Kukësi
Bylisi-Vllaznia
Laçi-Skënderbeu

E enjte, më 21 janar, ora 18:00
Partizani-Tirana