Java 28/ Kupa i hap krahun Superiores, cilat janë duelet e fundjavës në kampionat

schedule17:57 - 15 Prill, 2021

schedule 17:57 - 15 Prill, 2021

Pas gjysmëfinaleve të Kupës, Superiorja rikthehet të shtunën me dy ndeshje mjaft interesante. Ato do të luhen prej orës 16:00. Faza e katërt e kampionatit elitar të futbollit në vend nis me duelet Kukësi-Tirana dhe Partizani-Kastrioti.

Të kuqtë duan tre pikët për të vënë në presion Teutën kryesuese, kurse Tirana do tentojë të mundë Kukësin për të luftuar për Europën, ose edhe për të ëndërruar më shumë se kaq. Gjithsesi me verilindorët nuk do e kenë të lehtë.

Të dielën janë në program tre sfida të tjera, me Apolonia-Vllaznia që zhvillohet e para prej orës 13:00. Teuta e vendit të parë luan në transfertë tre orë më pas, kundër Skënderbeut që po tenton mbijetesën, ndërsa Laçi do kthesën te fitorja në një duel interesant me Bylisin në shtëpi. /abcnews.al

 

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 28
E shtunë, më 17 prill 2021
Ora 16:00 | Kukësi-Tirana
Ora 16:00 | Partizani-Kastrioti

E diel, më 18 prill 2021
Ora 13:00 | Apolonia-Vllaznia
Ora 16:00 | Skënderbeu-Teuta
Ora 16:00 | Laçi-Bylisi