Jashtë parlamentit, mazhoranca dhe opozita akuzojnë njëra-tjetrën

schedule18:39 - 18 Dhjetor, 2017

schedule 18:39 - 18 Dhjetor, 2017

Jashtë sallës plenare, socialistët dhe demokratët shëmbyen akuza politike ku secila palë fajësonte tjetrën përsa I përket kontrollit ndaj organit të akuzës. Sipas sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, opozita I frikësohet drejtësisë pasi lideri I saj, Lulzim Basha është nën hetim ndërkombëtar. Ndërsa vetë kryedemokrati Basha theksoi edhe njëherë se Kryeministri Rama kërkon të zhdukë dosjet që rëndojnë mbi njerëzit pranë tij.

Humbja e kontrollit mbi organin e Akuzës, është shpjegimi që socialistët I japin protestës së opozitës, brenda dhe jashtë sallës së Parlamentit.
Për dilemën e tij, deputeti Manja mori sqarim nga numri dy i PS-së, Taulant Balla, që doli para gazetarëve ndërsa kryedemokrati Basha fliste para protestuesve.

Balla shpjegoi edhe votimin në Parlament të deputetëve socialist, me kartat elektronike të kolegëve demokratë.

Pas përfundimit të seancës plenare, lideri I opozitës akuzoi Edi Ramën se me një puç kushtetues po mundohet të kontrollojë dosjet e korrupsionit që – sipas Lulzim Bashës – rëndojnë mbi njerëzit pranë Kryeministrit./abcnews.al