“Jam i gatshëm të udhëhiqem”, Berisha tregon detajet e protestës: Vetëm në një mënyrë arrihet suksesi

schedule11:45 - 24 Qershor, 2022

schedule 11:45 - 24 Qershor, 2022

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për protestën e 7 korrikut në një konferencë që mbajti këtë të premte me gazetarët.

Ish-kryeministri u pyet për qëllimet e protestës dhe gjithashtu nëse është mes skenarëve hyrja në Kryeministri.

Berisha tha se qëllimi i protestës është që qytetarët të ngrihen kundër qeverisë dhe “regjimit që ka futur dorën në xhepat e shqiptarëve”.

Ai tregoi gjithashtu sa do të zgjasë protesta, teksa shprehu gatishmërinë për të udhëhequr, por edhe të udhëhiqet.

“Të vërtetat janë protesta duhet të jetë e atillë që nuk duhet të ndalet gjer në realizimin e qëllimit. Por cila do jetë kjo protestë që nuk do ndalet, do e përcaktojë vetë protesta. Mos harroni një parim: në lëvizje ky është një front, fronti për shpëtimin e Shqipërisë. Në një lëvizje suksesi përcaktohet kur ti pranon që njëherë udhëheq ti, njëherë të udhëheqin. Mund të të duket çudi, por vetëm në këtë mënyrë arrihet te suksesi. Unë jam i gatshëm edhe të udhëheq edhe të më udhëheqin”, tha Berisha.

Berisha u pyet edhe nëse deputetët do të ftohen në protestën e 7 korrikut.

“Çdo deputet është i ftuar të rreshtohet me shumicën. Të shkëputen nga Alibasha, i cili nuk është gjë tjetër veçse variant biss i Lulzim Bashës. Ndryshimi është se Bashës i bënte ndonjë telefonatë Rama dhe i ofronte ndonjë gjë, ndërsa këtyre u ka dhënë Taulant Bego Yaris”, deklaroi Berisha./Abcnews.al/