Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Iu gjetën vazo me kanabis në banesë, lirohet nga burgu këngëtarja Enca Haxhia

schedule10:43 - 14 Shtator, 2023

schedule 10:43 - 14 Shtator, 2023

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia këngëtaren e njohur, Enca Haxhia. Gazetari Ermal Vija raporton se togat e zeza i caktuan masën ‘detyrim paraqitje’. Këngëtarja u arrestua tre ditë më parë për drogë.

Asaj iu gjetën pesë vazo me kanabis në banesë. Pas arrestimit, këngëtarja tha se është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. Bashkë me këngëtaren u ndalua edhe i dashuri i saj.

Por ky i fundit u la i lirë më pas. Banesa e këngëtares ndodhet në periferi të Tiranës./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!