Ishin nisur drejt Rinasit për të ikur në Itali, aksidenti tragjik u preu në mes rrugën, viktima udhëtonte me vajzën dhe dy nipërit

schedule08:33 - 19 Maj, 2022

schedule 08:33 - 19 Maj, 2022

KURBIN – Një udhëtim për në Rinas është kthyer në tragjedi për një familje. Orët e para të mëngjesit ata morën një taksi për të ikur në aeroport, pasi do të niseshin drejt Italisë.

Rreth orës 04:30, në afërsi të Mbikalimit të Sanxhakut, ata u përfshinë në aksident. Shoferi i taksisë L.D, 40 vjeç ka humbur kontrollin mbi drejtimit e automjetit të tij, duke dalë jashtë rruge.

Si pasojë, ka ndërruar jetë shtetasja P.Gj. 56 vjeçe, e cila ishte pasagjere, si dhe janë lënduar drejtuesi i mjetit me 3 pasagjerët e tjerë,  shtetasen A.Gj. 30 vjeçe dhe  2 fëmijë, që ndodhen në spital nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

/abcnews.al/