Ish-zyrtarja e NATO-s: Rusia nuk do të ketë sukses në Kiev

schedule10:23 - 12 Mars, 2022

schedule 10:23 - 12 Mars, 2022

Ish-zëvendës sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller, është shprehur skeptike nëse forcat ruse do të triumfojnë në sulmin ndaj kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, shkruan BBC

Por një kolonë e automjeteve ruse vazhdon të përparojë në drejtim të Kievit.

“Pyes veten nëse ata kanë aftësinë për të sulmuar tani pasi logjistika e tyre është në gjendje të mjerueshme, ata nuk kanë furnizime të mjaftueshme me karburant që u nevojitet për të përparuar në drejtim të Kievit,” tha ajo për BBC Radio 4 Today.

Gottemoeller tha gjithashtu se raportimet se Rusia mund të rekrutojë  luftëtarë nga Siria për të luftuar përkrah Rusisë në Ukrainë tregojnë “qasjen barbare ndaj këtij pushtimi”.

Sipas Rusisë, 16,000 vullnetarë në Lindjen e Mesme janë të  gatshëm për të luftuar kundër forcave ukrainase.

Ata janë grupe ekstremiste që kanë luftuar në Siri dhe janë disa nga ekstremistët më të dhunshëm,” përfundoj Gottemoeller.

/abcnews.al