Ironia e Deschamps: Nuk dua të flas për Griezmann, Koeman do të mërzitej

schedule17:40 - 6 Tetor, 2020

schedule 17:40 - 6 Tetor, 2020

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka folur në lidhje me situatën që po kalon sulmuesi Antoine Griezmann te Barcelona, i cili nuk po luan në rolin e tij si qendërsulmues, por në të djathtë të treshes së sulmit, me Messin në qendër dhe Ansu Fati nga e majta.

“Jam i bindur se Griezmann nuk është i lumtur me situatën që po kalon te Barcelona. Nëse do ta vazhdoja ta komentoja më tej këtë çështje, jam i bindur se Koeman nuk do të ishte i lumtur. Por nuk e kuptoj as për atë që ndodh në klub.

Di vetëm se Griezmann po luan në krahun e djathtë, por nuk e kuptoj pse. Nuk e kuptoj arsyen pse nuk luan më në qendër të sulmit”, u shpreh strategu francez./abcnews.al