Ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e mediave për bukurinë e saj dhe jetën personale. Irina Shayik, është një ndër modelet më të spikatura me famë botërore.
Bukuroshja ruse njihet si një imazh i firmave të njohura, dhe vazhdon të mbetet një ndër më të kërkuarat. Së fundmi, Irina ka pozuar për prestigjiozen “Vogue”, imazh të cilin e ka ndarë dhe me ndjekësit në rrjete sociale.

Gjysmë e zhveshur dhe me një çantë në krah, modelja ka pozuar pranë vaskës, duke nxjerrë në pah edhe njëherë bukurinë dhe linjat e saj perfekte. Kohë më parë, modelja i dha fund lidhjes me Bradley Cooper me të cilin ka edhe një vajzë. /abcnews.al



