Dy baza ajrore që strehojnë trupat amerikane në Irak janë goditur nga më shumë se një duzinë raketash balistike. Presidenti amerikan Donald Trump në një reagim në “Twiter” shkruan se gjithçka është mirë.
“Gjithçka është mirë dhe po bëhet vlerësimi i dëmeve dhe viktimave. “Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe të pajisur mirë kudo në botë”, është shprehur Trump
Irani ka sulmuar pas mesnate, me 35 raketa balistike bazat ajrore amerikane në Irak, në shenjë hakmarrje për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani.
Raketat balistike goditën bazat e SHBA në Irbil dhe Al Asad në perëndim të Bagdadit. Nuk është e qartë nëse ka viktima.
/abcnews.al
Lexo edhe:Erë lufte, sulmohen 2 baza të forcave amerikane në Irak



