Irani paralajmëron për zgjerim të luftës në Lindjen e Mesme nëse Izraeli nuk ndalet në Gaza

schedule20:49 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 20:49 - 3 Dhjetor, 2023

Irani paralajmëroi për një zgjerim të luftës në rajon nëse forcat izraelite vazhdojnë të kryejnë “krime lufte” kundër palestinezëve në Rripin e Gazës të rrethuar dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian zhvilloi një bisedë telefonike me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për zhvillimet e fundit, shkruan Al Jazeera.

“Nëse krimet e luftës të kryera nga regjimi izraelit në Gaza dhe Bregun Perëndimor nuk ndalen, shtrirja e luftës në rajon ka të ngjarë të thellohet dhe zgjerohet”, paralajmëroi Amir-Abdollahian.

Ai theksoi nevojën për të “ndaluar sa më shpejt sulmet ushtarake të nisura nga regjimi sionist kundër banorëve të Gazës”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme, duke kërkuar “rëndësinë e ofrimit të mënyrave të nevojshme për dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës”./abcnews.al