Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Irani mbështet protestën dhe sulmon Ramën/ Nura: Informacionet e pakonfirmuara dhe algoritmet e fshehta, kanë ndikuar!

schedule13:28 - 10 Qershor, 2026

schedule 13:28 - 10 Qershor, 2026

Analisti Artur Nura theksoi se të dalësh dhe të kërkosh gjëra që nuk ekzistojnë është e pakuptueshme dhe e dëmshme.

Në një intervistë në “News Line” në ABC News u shpreh se informacionet nuk duhet të merren në kanale të pasigurta dhe të pretendosh se është zyrtar, pasi është edhe e dëmshme.

“Në arsye të drejtë tregon akuzat që bëri Rama. Kemi tre mënyra të pompimit të një informacioni për ta çuar tek të gjithë, kjo nëpërmjet rrjeteve sociale, paguaj dhe i jap edhe zonën në të cilën duan ta lexojnë njerëzit Mënyra tjetër është kur bëhet virale dhe mënyra e tretë është kur ka pas një instrument të fshehtë që përdor algoritmin. Pra këto janë mënyra që më kanë sjellë viral rastin e Zvërnecit. Pra akuza e kryeministrit tregon që ka një algoritëm të fshehtë dhe akuzoi Iranit dhe Irani njihet për të këtë veprimtari. Por mund të jenë edhe instrumentë të tjerë, të caktuar të Greqisë, pse jo edhe të Italisë apo Kroacisë që i kemi marrë një pjesë të turizmit. Pra unë e shoh reagimin sot të Iranit, që sulmoi drejtpërdrejt, e ka me zotin Rama se ai është kreu i Shtetit. Pra reagimi konfirmon që ata mund të jenë pas kësaj gjëje. Protesta është e drejtë në demokraci, e thotë edhe Rama, kur i kujton Iranit që tek ju vriten njerëz, ndërsa tek ne respektohen”, tha Nura.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!