Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Irani luftë hibride Shqipërisë/ Rama nga Gjermania: Sulmet kibernetike janë një problem madhor, kishte edhe dezinformata

schedule08:35 - 17 Qershor, 2026

schedule 08:35 - 17 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Berlini se sulmet kibernetike dhe dezinformimi përbëjnë një nga sfidat më të mëdha me të cilat është përballur Shqipëria, duke iu referuar edhe sulmeve të atribuara Iranit ndaj vendit.

Gjatë fjalës së tij në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor, Rama tha se krahas sulmeve kibernetike janë përhapur edhe informacione të rreme për korrupsion dhe dëme mjedisore, pa prova konkrete.

Sipas tij, dezinformimi ka nxitur pakënaqësi të mëdha në publik, ndërsa theksoi se ky fenomen nuk është vetëm shqiptar, por një problem që prek të gjithë Europën dhe botën. Rama u shpreh se ata që nxisin “lincime digjitale” do të humbasin herët a vonë.



“Këto javët e fundit, vendi im përjetoi dhe vazhdon të përjetojë një shembull të gjallë të kësaj. Një propozim për zhvillim turistik në bregdetin e Shqipërisë u bë befas qendra e një stuhie digjitale ndërkombëtare. Katastrofa mjedisore u paraqit si fakt i provuar. Korrupsioni u shpall i vërtetuar përpara se të ekzistonte ndonjë provë. Teoritë konspirative u shumëfishuan orë pas ore. Pretendimet u bënë tituj. Titujt u bënë të vërteta. Të vërtetat u bënë dogma dhe kushdo që kërkonte prova trajtohej si i dyshuar.

E përmend këtë jo sepse vetë projekti ka rëndësi për Europën. Ka, por sepse ajo që ka edhe më shumë rëndësi është ajo çka zbuloi ky episod. Indinjata prodhoi miliona shikime përpara se faktet të kishin mundësi të flisnin. Narrativat bënë xhiron e botës përpara se procedurat e dokumentuara të mund të qarkullonin në një kanal të vetëm. Ky nuk është më një fenomen shqiptar. Është fenomen europian. Fenomen amerikan. Fenomen demokratik dhe nëse demokracitë dështojnë të mbrojnë dallimin mes fakteve dhe trillimeve, mes shqyrtimit të fakteve dhe histerisë, mes kritikës dhe linçimit digjital, ato do të humbasin, herët a vonë, diçka shumë më të vlefshme se çdo argument politik.

Besimin se demokracia ia vlen dhe kur besimi zhduket, institucionet ndryshojnë vetë fiziologjinë e tyre. Kur institucionet ndryshojnë në vetë fiziologjinë e tyre, politika kryesore humbet legjitimitetin. Kur legjitimiteti gërryhet, demagogët lulëzojnë. Qendra zhduket. Skajet zgjerohen. Politika kthehet në një garë përshkallëzimi, jo në kërkim zgjidhjesh. Ajo që sot duket ekstreme dhe kjo edhe më çmenduri, nesër sfidohet nga diçka edhe më ekstreme. Demokracia zakonisht nuk bie kurrë, se njerëzit ndalojnë së votuari”, deklaroi Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!