Pedagogia Taulandia Jupi thotë se nga integrimi në BE, të gjithë qytetarët shqiptarë do të jenë të fituar.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Jupi u shpreh se procesi i integrimit do jetë i gjatë.
Jupi shtoi se Europa e do Shqipërinë përtej politikës.
“Unë dua që Shqipëria, shqiptarët të integrohen në BE. Ky proces, nuk duhet konsideruar si fitore apo humbje e një partie, në këtë proces jemi të gjithë të fituar. Duhen bërë përpjekjet reale për një proces të drejtë. Rezoluta është një gjë e kërkuar nga BE. Do doja të mos merreshim me dy individët, që e kanë penguar më së shumti integrimin e Shqipërisë. Procesi i integrimit europian, do jetë i gjatë. Është proces për të miratuar ligje, por për t’i zbatuar ato ligje.
Të dy forcat politike kanë përgjegjësi ndaj shqiptarëve, nëse do e humbim këtë moment. Europa e do Shqipërinë përtej politikës. Nuk bëhet fjalë për opozitën, por edhe mazhorancën. Me futjen në BE, kjo klasë politike nuk do e gjejë më veten”, theksoi ajo./abcnews.al


