Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Institucionet kulturore harrojnë Martin Camajn

schedule17:29 - 14 Mars, 2022

schedule 17:29 - 14 Mars, 2022

Harrohet përvjetori i 30 vjetorit të vdekjes së Martin Camajt nga institucionet kulturore. Justifikimi me ditët e pushimit për studiuesin Primo Shllaku është i qëllimshëm.

Regjistrimi me zërin e tij : “Unë jam i jueji e ju jeni të mitë”, sipas Shllakut është kërcënim.

Studiuesi Primo Shllaku çmon vlerat poetike, si urë lidhëse mes letërsisë së viteve 40-30 me atë të 1990. Poezia sipas Shllakut është pasqyra më autentike e udhëtimit të tij të brendshëm shpirtënor.



Aty ai rrëfehet thellë e ndërton pozicionet e tij estetike e artistike të vijimësisë së letërsisë shqipe që nuk duhet të hynte në eksperimentin e realizmit socialist. Në nder të shkrimtarit, poetit dhe albanologut të shquar shqiptar do të mbahet edhe një ceremoni përkujtimore  madhështore në Austri, ndërkohë që atdheu i tij e harron.

“Ai mbeti i lidhun me gjuhën shqipe e me kujtimet e tij të vendlindjes, me botën shqiptare e me malet e peisazhet e tyne të virgjëna që do të ishin drita e fundit që duhet të jetë shue në kokën e poetit atë ditë fillimpranvere këtu e tridhjetë vjet ma pare,” thekson Shllaku.

Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhanër pas të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë tek proza. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!