Indonezi, shkon mbi 340 numri i viktimave të tërmetit

schedule21:08 - 8 Gusht, 2018

schedule 21:08 - 8 Gusht, 2018

Numri i viktimave të tërmetit që fundjavën e kaluar tronditi Indonezinë është ngjitur në 347 të vdekur e 1 mijë e 447 të plagosur. Ndërkohë, rreth 165 mijë të tjerë janë zhvendosur për shkak se shtëpitë e tyre janë rrënuar. Të dhënat janë konfirmuar nga autoritetet lokale, përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave. Burimet paralajmërojnë se bilanci vazhdon të jetë provizor, ndërsa saktësojnë se numri më i lartë i viktimave është regjistruar në rajonin KAJANGAN, plot 171 persona. Në mbarë vendin vazhdojnë operacionet e kërkim shpëtimit, të cilat po kryen duke përdorur edhe mjete të rënda të teknologjisë së lartë. Ndërkohë, shumë banorë që i shpëtuan tërmetit vazhdojnë të vuajnë nga traumat e pësuara./abcnews.al