Nga foltorja e Kuvendit kryeministri Edi Rama ka folur për nismën e fundit “anti-KÇK”. Rama mes të tjerash ka prauar se ka politikanë që janë të lidhur me krimin, megjithëse jo të gjithë.
Sipas tij, po ashtu ka edhe në media njerëz të paguar që bëjnë avokatin e krimit të organziuar. Në këto kushte kreu i qeverisë nënvizon se operacioni i OFL do bëjë të pamundurën për bandat, duke i zhveshur nga pasuria.
Sakaq, Rama theksoi se ILD do të çojë pas hekuarve gjyqtaret dhe prokurorët e korrputuar.
Pjesë nga fjala e Ramës në Kuvend:
Është fakt që opioni publik duhet të përballet në mënyrë të vijueshme me “aksidente” të përplasjes mes ligjit që thyhet përballë makinerisë së krimit dhe të korrupsionit në sistemin e drejtësiaë që nxjerr vendime që dëshpërojnë dhe synojnë gjynjëzimin e opinionit publik. Vendime të tmerrshme që nga ato që janë bërë publike që nga lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm, deri te tjetërsimet spektakolare të pronave në bregdet dhe për këtë arsye ne kemi vendosur të ndërmarrim një ofensivë shembullore si asnjëherë më parë në të dyja anët e medaljes.
Sot i vjen fundi pafuqisë ligjore për të reaguar në mënyrë urgjente. Sot ne i japim një fuqi të re ILD duke i dhënë mundësi inspektorit të lartë të reagojë në mënynrë të menjëhershem ndaj vendimeve haptazi korruptive dhe kriminale të gjyukatësve duke kërkuar brenda tre diotësh pezullimin e tyre nga detyra. Duke i hapur rrugë fillimit të menjëhershëm të hetimeve të gjykatësit në fjalë, që do të thotë se këta që mendojnë duke pritur në radhë duke pritur në radhë vettingun, duke kapur ca të kapin, menjëherë verifikim i figurës, menjëherë verifikimi i pasurisë. Të pezulluar dhe të verifikuar dhe të dalë të njollosur, menjëherë hapjen e procesit penal dhe dërgimin bashkë me shokët prapa hekurave. Nuk mund të ketë më lojë macja me miun. Në këtë lojë oponionin publik nuk di më çfarë të besojë dhe çfarë të zgjedhë.
E di shumë mirë që e kemi, jo shqetësuar por e kemi tronditur krimin e organizuar me OFL. E di shumë mirë që krimi i organizuar dhe burimet financiare janë investuar për të krijuar sa më shumë keqkuptim. E di shumë mirë që në studio televizive ka njerëz të paguar nga krimi i organizuar për të bërë avokatin, duke folur në një formë që është e paperceptueshme. Për njerëz që kanë helmuar gjakun e të rinjve dhe që kanë marrë pjesë në rrjetën e krimit të organizuar ndërkombëtar dhe që janë të dënuar nga drejtësia për vepra të këtyre niveleve. Për njerëz që kanë njollosur në vijimësi Shqipërinë dhe të gjithë politikanët shqiptarë, kur në asnjë mënyrë nuk mund ta pranojmë që jemi të gjithë njësoj. Ka politikanë që janë të lidhur me krimin, por janë ata që flasin më shumë se si krimi është i lidhur me politikën. Është një operacion që e fut thikën mu në zemër të krimit të organizuar, duke goditur pasurinë.
Në burg këta njerëz vazhdojnë me veprimtarinë e tyre dhe kalojnë në sallën e regjisë të mbrojtur nga muret e shtetit dhe duke përfituar nga lidhje të gjithë hershme, kudo për të pasur komunikimim normal dhe për të drejtuar nga burgu operacionet fitmimprurëse. Nuk mjafton burgu për këta, këta duhen zhveshur nga pasuria e paligjshme dhe ky operacion këtë do bëjë. Do ua bëjë të pamundur që me makina sfiduese të vërtiten lartë e poshtë, do ua bëjë të pamundur që të shkojnë dhe të hapen lokaleve. Llum si ky ka në të gjithë botën, por është jo mbi tokë, nën tokë. Këta që kanë guxuar dhe u është bërë e mundur të hapen si vaji i lakrave në sipërfaqen shqiptare, do i fusin nën tokë.
/abcnews.al


