Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Ideja e fundit e Federatës spanjolle, acarohen Getafe e Atletico

schedule21:36 - 16 Prill, 2020

schedule 21:36 - 16 Prill, 2020

Spanja nuk po sheh ditë të bardha dhe koronavirusi po i rrëmbën shumë jetë njerëzish. Vendi iberik po lufton me të gjithë forcat, por fitorja e kësaj lufte është akoma larg. Federata e Futbollit po shqyrton çdo hipotezë, teksa është shumë e vështirë të flitet për futboll në këto momente.

Drejtuesit e futbollit nuk përjashtojnë vendimi ekstrem, që do të pezullonte kampinatet e këtij sezoni, opsion që po përflitet shumë orët e fundit. Nëse ndodh diçka e tillë, renditja aktuale e La Liga do të ishte edhe ajo finale. Një skenar që tërbon Getafen dhe Atletico Madrid, sidomos skuadrën e parë.

Barcelona, Real Madrid, Sevilla dhe Real Sociedad do të kualifikoheshin në Champions League. Getafe është me e penalizuara, pasi renditet në vend të pestë me të njëjtën kuotë pikësh me Sociedad (46 pikë). Edhe diferenca e golave të dy skuadrava është e njëjtë (+22), por baskët renditen një pozicion më sipër për faktin që kanë shënuar më shumë gola.



 

Renditja e La Liga-s

Një pezullim i tillë do zhvlerësonte edhe ndeshjet direkte. Dueli i fazës së parë është mbyllur me fitoren 2-1 të Getafes, por ai sukses i 6 tetorit të kaluar nuk llogaritet pa ndeshjen e kthimit dhe thjesht sa e bën më tragjike s’kualifikimin e skuadrës madrilène nga një post në Champions.

Një vendim që zemëron shumë edhe Atletico Madrid, që numëron një pikë më pak se dy skuadrat e sipërpërmendura. Kampionati spanjoll do dhe 11 javë të përfundojë dhe djemtë e Diego Simeones janë të bindur që do të renditen në një nga katër vendet e para, gjithmonë nëse ky sezon rifillon përsëri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!