I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet me qëllim ekstradimi në Itali Eduart Dushaj

schedule13:16 - 9 Shkurt, 2021

schedule 13:16 - 9 Shkurt, 2021

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, kanë arrestuar me qëllim ekstradimi Eduart Dushaj, 42 vjeç, banues në Durrës.

Dushaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Genovas/Itali, në nëntor 2020, e ka dënuar me 13 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Nga dënimi i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vjet, 2 muaj e 18 ditë burg. Ndërsa nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon puna për përfundimin e procedurave, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

/abcnews.al/