I pakalueshëm sonte, Gjasula: Kjo fitore ishte për Gjimshitin i cili ka thyer dorën

schedule23:21 - 9 Tetor, 2021

schedule 23:21 - 9 Tetor, 2021

Klaus Gjasula është shprehur i kënaqur pas fitorës së rëndësishtë ndaj Hungarisë në “Puskas Arena”  duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Kupën e Botës, Katar 2022.

Mesfushori u shpreh se kjo fitore shkon për Berat Gjimshitin i cili la fushën e lojës në minutën e 30 pasi theu dorën në një përplasje me Berishën.

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme, kartoni nuk më intereson fare. Ndeshja me Poloninë një finale për ne. Duhet t’ia dalim. Rasti? Gjuajta, e zura mirë, do kisha bërë golin e parë, do të ishte shumë i rëndësishëm, sepse ka dhe vajza ditëlindjen, do t’i dedikohej asaj”.

“Me Poloninë do të jetë ndeshje afërsisht si sonte, e rëndësishme është të mos pësojmë gol. Do të krijojmë raste sepse kemi kualitete dhe do të shënojmë. Me tifozat do të tregojmë veten tonë”

“Jam i lodhur, kemi dhe ca ditë, por do të jemi të rikuperuar. Kjo fitore ishte për Gjimshitin. Ka thyer dorën. Na erdhi shumë keq, është lojtar shumë i rëndësishëm, tani është në spital. Jemi me ty, gjithë të mirat”, u shpreh Gjasula./abcnews.al