I ndarë me PSG, Mbappe shkon me pushime në Sardenjë

schedule17:52 - 8 Gusht, 2023

schedule 17:52 - 8 Gusht, 2023

Teksa Real Madridi përgatitet të shpenzojë 200 milionë euro për Kylian Mbappe, francezi po shijon pushimet e tij në Sardenjë,

Reali ka objektivin numër 1 blerjen e francezit, megjithatë Los Blancos nuk po nguten. Superylli francez është ndarë nga parizienët, për momentin nuk llogaritet, ndërsa kontrata i skadon vitin e ardhshëm.

Superylli francez duket se nuk është “djegur” për atë që do të ndodhë në të ardhmen e tij futbollistike dhe po shijon pushimet në Sardenjë.

Futbollisti ka zbritur nga avioni i tij luksoz privat dhe ka takuar dy modele brune në një dyqan në plazh. /G.D abcnews.al/