Kryeministri, Edi Rama deklaroi se testimet e raportuara në 24 orë nga Ministria e Shëndetësisë janë vetëm teste të kryera në shtet, teksa ka lajmëruar se shumë shpejt do mendohet edhe për realizimin e testeve të shpejta.
Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:
“Numri i përgjithshëm i testeve që i jepet publikut është vetëm ai i bërë në institucione publike. Ne nuk kemi teste të shpejta sepse është parë e arsyeshme nga ekspertët të testohet me PCR. Duhet të kemi parasysh se një pjesë e madhe testeve të realizuara nga vendet e tjera janë teste të shpejta. Unë kam besim tek Komitetit i Ekspertëve Teknik.
Lexo edhe: Rama: Luli duhet shpëtuar ose do ta hanë
Përderisa sa Lulzim Basha paska gjetur formulën që ta frenojë infeksionin si ka mundësi që këtë formulë nuk e ka gjetur as Gjermani dhe as Franca që kanë shifra të larta të testeve? Sepse kjo nuk ka lidhje fare. Në këtë luftë ne të gjithë e shohim që nuk ka gjëra të shkruara në gurë, ekspertët më të mëdhenj, shpreheshin se maska nuk bën punë, pastaj e cilësuan në mjedise të mbylla më pas edhe jashtë.
Pra evoluon qasja. Tani del këtu një çift, një thotë shkoni në kisha në xhani, tjetri thotë unë e frenoj infeksionin dhe kjo quhet opozita e bashkuar që kërkon të marrë pushtetin dhe vihemi në pozitën e 100 të mençurve që i gjëmojnë çdo ditë budallait.
Ka një rënie të nivelit deri aty ku s’thuhet, patjetër ka një paaftësi dhe papërgjegjshmëri që do të shkojë duke u zmadhuar me simptoma që të bëjnë të mendosh që këta duhen çuar për shpifje apo për kurim. Nuk di si flitet me këta njerëz.
Nuk di çfarë sheh ajo pakicë që i ndjek akoma këta sharlatanë. Një ftesë e vazhdueshme për sherr, degradim, është një dëshpërim i madh. Siç i shohim ne sondazhet i shohin edhe ata, por si mund të arrihet deri në simptomat që shfaq Meta, se mirë Monika…Të kërkosh më shumë nga Monika është ambicie e tepërt”, tha Rama.
Po ashtu gjatë fjalës së tij kryeministri tha nëse më pyesni për preferencën midis Lulzim Bashës së Monika Kryemadhi tha se do të zgjidhte Bashën.
“Mund të them pa hezitim që më pëlqen Lulzim Basha”, u shpreh Rama.
/abcnews.al/


