Dashi
Do jeni në humor shumë të mirë gjatë gjithë kësaj dite dhe do bëni çdo gjë për ta mbajtur sa më pranë partnerin tuaj. Emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Beqarët do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare, asgjë më tepër se aq. Çështjet financiare do jenë disi problematike. Nuk do arrini dot ta ndaloni veten së shpenzuari shuma marramendëse.
Demi
Ditë e mbushur me lumturi kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Beqarët gjithashtu do jenë me shumë fat dhe çdo gjë do t’u ecë më së miri. Zemra do ndihet më e qetë. Gjendja e financave do të ketë përmirësime më të mëdha nga sa mund ta kishit menduar. Kjo do ju lejojë të bëni edhe ndonjë investim më shumë.
Binjakët
Merkuri do të jetë planeti që do të ndikojë më shumë në jetën tuaj sentimentale sot. Ai do ju nxisë ta largoni sa më parë rutinën dhe të provoni eksperienca të reja. Beqarët do jenë shumë të rezervuar dhe do kenë turp të pranojnë disa ftesa që do t’u bëhen. Ndryshoni sa më parë, sepse përndryshe do keni probleme. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj dhe çdo gjë do të ecë më së miri.
Gaforrja
Do jeni shumë sensuale sot ju që keni një lidhje dhe do e mbani partnerin në pëllëmbë të dorës. Ai do ndihet i lumtur dhe do ju bëjë disa propozime emocionuese. Beqarët duhet t’i hedhin hapat me kujdes nëse nuk duan të bëjnë gabime. Financat do i menaxhoni me shumë përkujdesje dhe nuk do e lejoni veten të kryeni shpenzime të konsiderueshme.
Luani
Ambienti yjor nuk do jetë aspak i ngrohtë gjatë kësaj dite. Mund të keni edhe debate të forta me partnerin, të cilat do bëjnë t’i qëndroni larg atij për njëfarë kohe. Beqarët do jenë gjithë kohës në kërkim, por nuk kanë për ta gjetur personin e përshtatshëm. Në planin financiar do merrni disa masa dhe do arrini ta ruani të stabilizuar gjendjen. Do ndiheni të qetë kur të kryeni shpenzimet e nevojshme.
Virgjëresha
Ata që janë në një lidhje do kenë një ditë të bukur dhe të mbushur me emocione të mëdha. Shprehini sa të mundni ndjenjat dhe keni për t’u ndier akoma më mirë. Beqarët do vazhdojnë të jenë në kërkim të dashurisë së madhe, por zor se do ia dalin dot. Në planin financiar do keni surpriza të njëpasnjëshme dhe gjërat do ju ecin më së miri. Do i shlyeni edhe borxhet.
Peshorja
Planetët do ua bëjnë edhe më të bukur jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Do i sqaroni të gjitha hatërmbetjet e së shkuarës dhe e ardhmja do jetë më e veçantë. Beqarët nuk duhet kurrsesi të ndërmarrin rreziqe, sepse ka rrezik të përballen me probleme serioze. Gjendja e financave nuk do jetë e keqe, megjithatë mirë është të mendoheni mirë para se të kryeni çdo lloj shpenzimi.
Akrepi
Të dashuruarit do flasin edhe më shumë me njëri-tjetrin dhe do vendosin disa pika mbi “i”. Boll më duke ia lënë gjërat kohës. Beqarët do fiksohen keq pas një personi, i cili e ka tashmë një lidhje. Mos hidhni hapa, sepse do e lëndoni tej mase veten. Në planin financiar do keni probleme goxha serioze, të cilat nuk do mund t’i kaloni dot të vetëm. Kërkoni sa më parë ndihmë.
Shigjetari
Ditë e veçantë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Partneri do ju surprizojë me një propozim, të cilin ju do e pranoni menjëherë. Beqarët do vazhdojnë të ëndërrojnë për princin e kaltër, pa e kuptuar se e kanë shumë afër atë. Në planin financiar asgjë nuk ka për të ecur ashtu si ju e keni menduar, kështu që mund të keni probleme të njëpasnjëshme.
Bricjapi
Për pjesën më të madhe të atyre që janë në një lidhje nuk do ketë probleme sot, ndërkohë që për një pakicë do ketë debate të zjarrta. Kujdes! Beqarët do fillojnë një histori dashurie mbresëlënëse, e cila do i fusë në një botë tjetër. Në planin financiar nuk duhet të nxitoheni për asgjë, duke qenë se gjendja do mbetet e paqëndrueshme. Shpenzimet e mëdha lërini për më vonë.
Ujori
Dita e sotme do jetë plot ngjyra dhe emocione të veçanta. Shfrytëzojeni sa më shumë që të mundeni, sepse jo gjithmonë vijnë periudha të tilla. Beqarët do preferojnë lidhjet serioze dhe do shmangin kështu ftesat që do t’u bëhen për aventura kalimtare. Gjendja e financave do jetë goxha e turbullt. Do keni vështirësi edhe për të kryer shpenzimet më të domosdoshme.
Peshqit
Jupiteri do jetë planeti që do i mbrojë gjatë gjithë ditës të dashuruarit. Do e keni më të lehtë të flisni me partnerin edhe për tema delikate dhe marrëdhënia në çift do jetë e ngrohtë. Beqarët do bien në dashuri me një person që kanë disa kohë që e njohin dhe kanë të njëjtën shenjë astrologjike. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës me ju, prandaj nuk pritet asnjë vështirësi.


