Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Tragjedi në brigjet e Tunizisë/ Fundoset varka me emigrantë,, 13 të zhdukur

schedule08:40 - 22 Gusht, 2026

schedule 08:40 - 22 Gusht, 2026

Të paktën 13 persona rezultojnë të zhdukur pasi një varkë që transportonte emigrantë u fundos në brigjet e Tunizisë, bëri të ditur kreu i një organizate joqeveritare tuniziane.

Varka ishte nisur të enjten me destinacion Italinë, por u përmbys gjatë udhëtimit në Mesdhe. Dy persona arritën të mbijetojnë. Njëri prej tyre tha se kishte qëndruar për orë të tëra në det pasi varka u fundos, ndërsa i mbijetuari i dytë ndodhet në gjendje kritike në spital.

Tunizia ka qenë prej vitesh një nga pikat kryesore të nisjes për emigrantët që përpiqen të arrijnë Evropën përmes Mesdheut. Megjithatë, gjatë dy viteve të fundit, numri i nisjeve është ulur, kryesisht për shkak të kontrolleve më të rrepta.



Rruga qendrore e Mesdheut konsiderohet një nga rrugët më të rrezikshme të migrimit në botë. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), të paktën 872 persona kanë humbur jetën ose rezultojnë të zhdukur në këtë itinerar që nga fillimi i vitit.

Autoritetet vijojnë kërkimet për personat e zhdukur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!