Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Kroaci/ Rrëzohet avioni pranë Zadarit, humbin jetën dy persona

schedule08:36 - 22 Gusht, 2026

schedule 08:36 - 22 Gusht, 2026

Dy persona kanë humbur jetën pasi avioni me të cilin po udhëtonin u rrëzua pranë qytetit kroat të Zadarit, njoftuan autoritetet.

Operacioni i kërkim-shpëtimit nisi pak pas orës 16:00, pasi avioni me dy vende, i cili ishte nisur nga Republika Çeke, humbi kontaktin dhe u zhduk nga radarët.

Pas disa orësh kërkime, mbetjet e avionit u gjetën në territorin e Parkut Kombëtar Paklenica, rreth 60 kilometra në verilindje të Zadarit.



Policia kroate bëri të ditur se operacioni përfundoi rreth orës 22:00, kur ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën rrënojat e avionit dhe trupat e dy personave që ndodheshin në bord.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, të cilat mbeten ende të paqarta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!