I dënuar me 5 vite burg, arrestohet 24 vjeçari i shumëkërkuar

schedule11:32 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 11:32 - 21 Dhjetor, 2019

Policia e Fierit ka arrestuar një 24 vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje. Sipas policisë në pranga ka rënë E. P., 24 vjeç, banues në Sheqishte, Patos, i cili është dënuar me 5 vite burg.

Po ashtu uniformat blu njoftojnë se është arrestuar edhe një 21-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Fierit kap dhe ndalon 1 shtetas të shpallur në kërkim për vjedhje, dhe 1 tjetër për shkatërrim të pronës me zjarr.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

  • E. P., 24 vjeç, banues në Sheqishte, Patos.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkalës së Parë Fier  me vendimin e datës 21.03.2019, e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Vjedhje”.

  • D. S., 21 vjeç, banues në Radostinë, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale./abcnews.al