Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me shtyllën, vdes polici 45-vjeçar në Lezhë

schedule16:54 - 15 Maj, 2022

schedule 16:54 - 15 Maj, 2022

Nja aksident me vdekje është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shënkoll.

Një motor ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shtyllën. Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit i identifikuar si Pashk Deliaj.

Deliaj,  45-vjeç ishte polic në burgun e Shënkollit.

Lexo edhe: Humbi drejtimin e “Fordit” dhe ra në kanal, ndërron jetë 31-vjeçari në Divjakë

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Ky është aksidenti i dytë me vdekje në rrugët e Shqipërisë brenda 2 orësh.

Rreth orës 14:20 një 31-vjeçar duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga në fshatin Fierseman të Divjakës dhe ka ndërruar jetë.

/abcnews.al/