Humb jetën në spitalin Infektiv 66 vjeçari

schedule12:04 - 25 Qershor, 2020

schedule 12:04 - 25 Qershor, 2020

Këtë të enjte është shënuar viktima e radhës nga koronavirusi në vendin tonë duke e çuar në 49 numrin e viktimave.

Viktima është një 66 vjeçar nga Tiranë i cili ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjendja e 66 vjeçarit është përkeqësuar si pasojë e vështirësi në frymëmarrje dhe pavarësisht frymëmarrjes së drejtuar, terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, pacienti i cili vuante nga diabeti dhe hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë.

LEXO EDHE: Shënohen 78 raste të reja me koronavirus, si është harta e përhapjes

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 78 raste duke e çuar në 2192 numrin e të infektuarve.

Njoftimi i ministrisë:

Një pacient 66-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej një jave në gjendje të rëndë. Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësë në frymëmarrje dhe pavarësisht frymëmarrjes së drejtuar, terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 66-vjeçari, i cili vuante nga diabeti dhe hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë.

Që nga fillimi i epidemisë, 49 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, ndërsa vijon të ketë raste të rënda që po trajtohen në shërbimin infektiv. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregojnë kujdes në zbatimin e rregullave në përditshmëri dhe bizneset të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe Task-Forca anti-COVID vijojnë të jenë në terren 24/7 për monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të protokolleve të sigurisë./abcnews.al