Një grua 76-vjeçare në Kosovë e ka humbur betejën me koronavirusin. Autoritet e Shëndetit në vend njodtuan se pacientja nga komuna e Prizrenit ishte shtruar në spital në datën 7 qershor.
E moshuara kishte pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese veç Covid-19.
Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të shtrirë 40 persona që janë të prekur nga koronavirusi.
Siç bën të ditur Klinika Infektive, 27 prej tyre janë në gjendje të qendruseshme, ndërsa 12 të tjerë janë duke u trajtuar në repart me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive.
Ndërkaq në repartin e Mjekimit Intensiv është duke u trajtuar një paciente në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive. /abcnews.al/


