Hoti kryeministër, reagon BE: Duam të shohim avancim të Kosovës në rrugën drejt Unionit

schedule15:32 - 3 Qershor, 2020

schedule 15:32 - 3 Qershor, 2020

Bashkimi Evropian ka përgëzuar qeverinë e re të Republikës së Kosovës që do të drejtohet nga Avdullah Hoti.

Në reagimin e saj, BE deklaron se tashmë presin bashkëpunim me qeverinë e Kosovës në punën e përbashkët për avancimin e raporteve Kosovë-BE.

“Pandemia do të vazhdojë të jetë një sfidë edhe në të ardhmen dhe BE do të vazhdojë të qëndrojë krah Kosovës dhe njerëzve të saj. Ne gjithashtu dëshirojmë të shohim avancim të Kosovës në rrugën drejt BE-së. Kjo kërkon përpjekje dhe përkushtim për reforma për fuqizimin e sundimi të ligjit, dhe në veçanti luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe për të provuar zhvillimin socio-ekonomik”, thuhet në reagim.

Po ashtu, BE thekson se një rinisje e shpejtë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe me mbështetjen e emisarit sllovak Miroslav Lajcak është esenciale për arritjen e normalizimit të raporteve me Serbinë. /abcnews.al/