Hoti: Dialogu me Serbinë do të vijojë pa ndryshim kufinjsh dhe shkëmbim territoresh

schedule17:32 - 5 Qershor, 2020

schedule 17:32 - 5 Qershor, 2020

Kryeministri Avdullah Hoti, këtë të premte ka bërë dhe prezantimin  e programit të qeverisë së tij, duke thënë se si çështje me rëndësi në këtë mandat qeverisës, e kanë përmbylljen me sukses të dialogut Kosovë-Serbi.

Në fjalën e tij shefi i qeverisë ka theksuar se duhet të krijojnë kohezion mes të gjitha forcave politike pozitë dhe opozitë, për të përmbyllur suksesshëm këtë çështje.

Në programin tonë qeverisë është edhe dialogu me Serbinë. Ku kemi disa orientime të qarta për t’ju qasur këtyre çështjeve, në veçanti tek dialogu me Serbinë, për të krijuar atë kohezionin e nevojshëm mes të gjitha forcave politike, pozitë dhe opozitë, për të përmbyllur me sukses këtë çështje dhe për të filluar përfundimisht konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Hoti.

Ndër të tjera në mbledhjen e parë me qeverinë Hoti është shprehur se është e rëndësishme që një pikë e rëndësishme e qeverisë së tij është dialogu Kosovë-Serbi.Ai ka theksuar se është e rëndësishme që për të çuar përpara dialogun me Serbinë në bashkëpunim me SHBA-të dhe BE-në duke mos lejuar ndryshimin e kufijve dhe shkëmbim të territoreve.

Objektivat tjera do të jenë forcimi i shtetit, avancimi i demokracisë, luftimi i krimit dhe korrupsionit, zhvillimi ekonomik, marrja e plotë e përgjegjësive si qeveri për të çuar përpara dialogun me Serbinë në bashkëpunim me SHBA-të dhe BE-në duke mos lejuar ndryshimin e kufijve dhe shkëmbim të territoreve, avancim i procesit të integrimeve evropiane, zbatimi i plotë i agjendës së reformave evropiane dhe krijimi i një atmosfere bashkëpunimi pozitë-opozitë për çështjet vitale në interes të vendit”,  është shprehur  Hoti./abcnews.al