Dashi
Jeta juaj në çift do mbrohet gjatë gjithë kohës nga yjet gjate kësaj dite. Nuk do keni asnjë lloj mosmarrëveshjeje dhe do ndiheni të qetë. Beqarët do marrin propozim nga një person i njohur i cili do ua ndryshoje rrënjësisht jetën. Në punë do i keni idetë e qarta dhe do e dini mirë çfarë hapash të hidhni. Nuk priten aspak probleme dhe vështirësi.
Demi
Duhet ta kontrolloni sjelljen gjatë kësaj dite sepse përndryshe do keni probleme me atë qe keni ne krah. Beqarët do kenë një ditë të qëndrueshme dhe te mbushur me takime. Pjesa me e madhe do e ndryshojnë edhe statusin. Në planin financiar nuk do keni aspak mbështetjen e yjeve dhe situata do mbetet tejet delikate.
Binjaket
Yjet do jenë të pozicionuar mirë sot në jetën tuaj ne çift dhe ju do e shfrytëzoni çdo sekondë. Do përjetoni emocione dhe kënaqësi të veçanta. Beqarët nuk do i rezistojnë dot tundimit dhe do fillojnë menjëherë një histori dashurie. Në planin financiar situata do jetë goxha kontradiktore. Nuk do dini sa të shpenzoni që gjendja të mos ketë tronditje.
Gaforrja
Ditë tejet e tensionuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin qe keni ne krah dhe do keni debate të njëpasnjëshme. Beqarët do tregohen te arsyeshëm dhe nuk do hidhen menjëherë në krahët e personit qëe do ju dale para. Në planin financiar gjendja nuk do jetë ashtu si e keni dashur. Kujdes!
Luani
Të dashuruarit do kenë një ditë rutinë dhe pa asgjë të veçantë. Merrini gjërat sa me shtruar. Duhet të tregoheni me te duruar juve qe jeni beqare e mënyrë që të gjeni personin e duhur. Gjërat e nxituara nuk do ju çojnë asgjëkund. Financat do jenë pika juaj me e dobët. Nuk do i rezistoni dot dëshirës për të blëre gjëra luksoze dhe do shpenzoni pa fund.
Virgjerësha
Më në fund, pas një periudhe delikate për jetën tuaj në çift, sot do dialogoni me shumë me partnerin tuaj dhe do ja shprehni të gjitha ato që ndjeni. Beqarët do jene mjaft përzgjedhës dhe asnjeri nuk do ua mbushe aq shume mendjen sa për te filluar një lidhje. Financat do i menaxhoni me më shume kujdes dhe maturi. Gjendja do mbetet tejet e qëndrueshme.
Peshorja
Dite e begatë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Zemra do rrahë fort dhe do ndihet mire. Partneri do ju mbaje gjithë kohës ne pëllëmbe te dorës. Beqarët nuk do iu rezistojnë dot personave që do ju qëndrojnë pranë dhe do ju hidhen në krah. Financat do fillojnë dalëngadalë te stabilizohen. Gjithsesi mos u tregoni të paduruar dhe mos kërkoni të pasuroheni menjëherë.
Akrepi
Marrëdhënia ne çift nuk do jete e keqe gjate kësaj dite. Për çdo paqartësi do flisni hapur me partnerin dhe do zgjidhni çdo gjë ne çast. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Beni atë qe do ju thotë zemra. Buxhetin do e menaxhoni me kujdes dhe maturi. Gjendja nuk do ketë aspak probleme.
Shigjetari
Atmosfera ne jetën tuaj sentimentale do jetë tejet e ngrohtë gjate kësaj dite. Do shkëmbeni mendime, puthje dhe plot ledhatime me partnerin. Beqaret do joshin gjithë kohës, por serish nuk do arrijnë te bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Perspektivat ne planin financiar janë goxha te mira. Do dini sa të shpenzoni dhe sa para te hiqni mënjanë.
Bricjapi
Si ju ashtu edhe partneri juaj do kërkoni një dite sa me te qete sot. Marrëdhënia ne çift do jete e mrekullueshme sepse të dy do bini në të njëjtën mendje për gjithçka. Beqaret do kenë një dite plot surpriza dhe ndryshime rrënjësore. Përfitoni nga çdo çast. Në planin financiar do jeni te qarte për situatën kritike në të cilën ndodheni dhe do merrni masa strikte.
Ujori
Marrëdhënia në çift do jetë më e bukur gjate kësaj dite. Do mendoni në çdo momente ta surprizoni partnerin ne mënyrë qe ai te mos shohë askund tjetër. Beqaret do marrin propozime të shumta, por do kenë turp dhe nuk do përfitojnë prej tyre. Financat do mbeten të mira nëse kryeni shpenzime të menduara me kujdes. Po e tepruar do keni probleme serioze.
Peshqit
Çështjet e zemrës do ecin më se miri gjate gjithë kësaj dite. Mosmarrëveshjet do i zgjidhni qe ne mëngjes dhe do ndiheni te qete. Beqarët nuk do jenë aspak në humor për te joshur dhe do qëndrojnë ashtu si janë. Financiarisht do përballeni me momente goxha te vështira. Askush nuk do ju ndihmojë kështu që do ju duhet të gjeni vete zgjidhje.


