Homazhe për gazetaren shkodrane, Suzana Dibra

schedule14:55 - 1 Qershor, 2018

schedule 14:55 - 1 Qershor, 2018

Kolegë, të afërm dhe bashkëpunëtorë i dhanë lamtumirën e fundit gazetares dhe folëses së Radio Shkodrës, Suzana Dibra.

Homazhet u zhvilluan në hollin e Radio Shkodra, aty ku ajo punoi. Kolegët dhe bashkëpunëtoret e saj u shprehen se u shua një zë unik, një gazetare model dhe një bashkëpunëtore e mire.

Suzana Dibra u nda nga jeta në moshën 62-vjeçare pas një ataku kardiak. Për 40 vite, Dibra punoi në Radio Shkodra. Edhe pas daljes në pension ajo vazhdoi të ishte pjesë e emisioneve dhe rubrikave të ndryshme./abcnews.al