Historike në Xhorxha/ Femra e parë afroamerikane zgjidhet guvernatore

schedule11:39 - 23 Maj, 2018

schedule 11:39 - 23 Maj, 2018

Një ngjarje historike është shënuar në Shtetin Amerikan të Xhorxhas, ku femra e parë me ngjyrë ka fituar zgjedhjet brenda Partisë Demokratike. Në zgjedhjet afatmesme të nëntorit, Stejsi Abrams mund të bëhet femra e parë afroamerikane që zgjidhet guvernatore.

Mund t’i takojë asaj primati i gruas së parë me ngjyrë që mbulon rolin e guvernatorit të një shteti amerikan. Kështu Stacey Abrams, në radhët e demokratëve, u shpërblye nga zgjedhjet në Xhorxha të Shteteve të Bashkuara. Ajo është gruaja e parë që fiton nominimin në këtë shtet, për një nga partitë kryesore dhe nëse zgjidhet në nëntor ajo do të bëhet guvernatorja e parë afrikano-amerikane në SHBA.

Nuk është çudi që për të nxitur kandidaturën e saj ishin drejtuesit e lartë të partisë. Mbështetjet që peshuan më shumë, ndër të tjera, ishin ato të Hillary Clinton dhe Bernie Sanders. Emri i saj nuk është risija e vetme. Raundi i nominimit ka zbuluar personalitete protagonistë që nuk janë të lidhur me sistemin. Mbi të gjitha në jugun më konservator, demokratët kanë zgjedhur politikanë pa eksperiencë, gra, ushtarë dhe anëtarë të pakicave.

Në Kentaki, zgjedhësit kanë favorizuar Amy MxGarth, femra e parë e Marinës Ushtarake që ka flutuaruar në një “F-18”. Ndërsa në Teksas, demokratët kanë nominuar në poste kyçe dy femra homoseksuale, një amerikanojugore dhe një me origjinë nga Filipinet.  /abcnews.al