Historia e Teatrit Kombëtar Shqiptar dhe beteja 20-vjeçare për shembjen e godinës

schedule21:32 - 17 Maj, 2020

schedule 21:32 - 17 Maj, 2020

Data 17 maj 1945 shënon hapjen e dyerve të teatrit, pikërisht me këtë datë në 2020 shembet godina historike ku lindën shumë institucione kulturore.

Ju ftojmë të ndiqni historinë e  godinës si dhe debatin 20 vjeçar për shembjen e teatrit kombëtar.

Koincidence apo e datë e menduar mirë 17 maji i 1945 ishte hapja e dyerve  të Teatrit  profesionist shqiptar, 75 vite më pas në të njëjtën datë shembet godina e Teatrit Kombëtar

Godina  historike ndodhet në zemër të qyteti e ndërtuar nga italianët,  ndërtesa e teatrit është e vetmja godinë futuriste e inxhinierit dhe arkitektit italian, Giulio Berté, projekti i nisur në fillim janarin e 1938 dhe që përfundoi në shtator të 1939.

Nga kjo  godinë  u ngjizen institucionet  më të  rëndësishme të kulturës dhe artit: Teatri, Operas dhe Baleti, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, salla e parë e ekspozitave të arteve pamore .

Në periudhën e diktaturës, godina u restaurua dhe  nga “Teatër i shtetit” u emërua “Teatër Popullor shqiptar”.

Në ato  vitet 45-56 shteti shqiptar u përpoq ta orientonte repertorin me drama të “realizmit socialist”, në bashkëpunim me autorë të vendeve të Lindjes.

Përpos repertorit me ndikim politik, spikasin premierat nga dramaturgjia botërore.

Debate për shembjen e Teatrit Kombëtar nis në vitin 2002 asokohe  Edi Rama ishte kryebashkiak , rezistenca e artistëve asokohe, dukej se e mbylli si kapitull.

Por  debati u rindez  fortë  në 2018, ku të gjithë artistët asokohe ishin bashkë, nga salla e Akademisë së Arteve firmosën një peticion kundër shembjes.

Më pas u ndanë në dy palë  me pro dhe kundër përmes peticioneve .

Aleanca për mbrojtjen e teatrit prej 2 vitesh  e përberë  nga  artistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile u bën bashkë për ta mbrojtur  godinën, pas prezantimit  2 vjet më parë , të projektit Bjarken Ingels.

Në kryeministri u prezantua projekti i Teatrit  kombëtar.

Kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së prezantimit të Teatrit të Ri Kombëtar, tha se investimi do të jetë një partneritet publik privat.

Aleanca për mbrojtjen e teatrit e kundërshtoi fort deri në tërheqje të  ndërtimit PPP.

Ministria e Kulturës e drejtuar nga Mirela Kumbaro  hartoi një ligj special, me qëllim shembjen dhe ndërtimin me partneritet publik privat.   Një muaj më parë, tërhiqet firma fusha nga ndërtimi i teatrit të ri.

Bashkia e Tiranës premtoi se teatri do të ndërtohet me para publike.

Pak  ditë më parë me vendim qeverie, teatri i kalon në pronësi bashkisë.  Këshilli Bashkiak të enjten miratoi  me e-mail shembjen e godinës.

Të dielen teatri kombëtar rrafshohet  duke i dhënë fund rezistencës dhe debatit  20 vjeçare  për shembjen e godinës.

Në këtë teatër  janë interpretuar mbi 500 premiera nga dramaturgjia kombëtare dhe ndërkombëtare. Mbi atë  skenë  kanë interpretuar  Kadri  Roshi, Sandër Prosi , Violeta Manushi, Drita Pelingu dhe shumë emra të njohur që  i dhanë frymë historisë së teatrit kombëtar./abcnews.al