Hipën në trotuar me Ferrari, policia ndalon të pirë yllin e Barcelonës

schedule13:18 - 17 Gusht, 2020

schedule 13:18 - 17 Gusht, 2020

Telashe për yllin e Barcelonës, mesfushorin Arthur Melo. Pas problemeve që kishte me klubin për ndërprerjen e kontratës para kohe dhe për të kaluar te Juventusi, tani i duhet të përballet me autoritetet shtetërore.

“Diare de Girona” shkruan se policia lokale e Palafrugell e ka ndaluar atë, pas një aksidenti që ka pësuar në orët e para të mëngjesit. Rreth orës 04:00, ai ka qenë duke drejtuar makinën e tij tip Ferarri dhe ka hipur në trotuar, fatmirësisht pa i shkaktuar dëme askujt.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe i ka bërë testin e alkoolit brazilianit Arthur, i cili kishte konsumuar mbi normë dhe tani pritet të merren masa ndaj tij. Gjoba është e pashmangshme për futbollistin e njohur, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie A me Juventusin. /abcnews.al