Himara, destinacioni i preferuar edhe për suedezet

schedule13:22 - 20 Korrik, 2019

schedule 13:22 - 20 Korrik, 2019

Një nga zonat me atraktive në jug është plazhi i Himarës i cili në periudhën qershor-korrik ka pritur mbi 15 mijë pushues. Këtë sezon veror po frekuentohet edhe nga shumë shtetas suedezë.

Shumë po preferojnë Himarën për të pushuar. Këtë vit frekuentohet edhe nga shtetas suedeze.

Me një det të pastër dhe ndërhyrjet në infrastrukturë mendojnë ta zgjedhin sërish sezonin e ardhshëm.

Ndërsa vendasit e kanë destinacion të preferuar prej vitesh.

E vetmja ankesë e tyre lidhet me çmimet.

Fundjava sjell edhe një numër më të lartë pushuesish në Himarë, e cila konsiderohet si një nga zonat më atraktive në jug.

Në periudhën qershor-korrik në këtë plazh kanë pushuar mbi 15 mijë persona./ABC News Albania 24/7