“Harun Çelik”, avokatët i kërkojnë informacion MB dhe Policisë: Deportim apo dëbim

schedule12:15 - 7 Janar, 2020

schedule 12:15 - 7 Janar, 2020

Avokatët e Harun Çelik,  Alban Bengasi dhe Elton Hyseni kanë dërguar kërkesë zyrtare për të mësuar se cila ishte procedura e ndjekur për dëbimin e tij. Avokatët kërkojnë të sqarojnë nëse ka të bëjë me deportim apo dëbim.

Gjithashtu kanë ngritur pretendimet se cila është rruga e ndjekur, pse dokumentat janë plotësuar me 1 janar në një kohë kur institucionet ishin edhe pushim. Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al  se Prokuroria e Tiranës e ka kaluar çështjen për gjykim dhe pritet që gjyqtari Ahmet Metaliaj të vendosë në seancë e 13 janarit nëse çështja do kalojë për gjykim apo do rikthehet për hetim. Është kërkuar vazhdimisht informacion zyrtar ndërkohë 15 persona janë shpallur “non grada” nga sheti shqiptar emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur.

Për  Harun Çelik nuk ka pasur vendim nga gjykatat, por janë ngritur pretedime se janë mbeshtes të lëvizjes Gyleniste. Ndërkohë tansparenca ka munguar nga Policia e Shtetit dhe Ministria e Brenshme. Avokatët janë shprehur se do të përgatisin informacionin  për të pasur një procedure të rregullt. Ata pretendojë se Çelik eshtë shprehur se i rrezikohej jeta në shtetit turk dhe nuk duhet të dorëzohej atje.

Ndërkohë, para Gjykatës së Tiranës pritet të dalë një tjetër shtetas turk, i arrestuar në të njëjtën ditë me Harun Çelik në Rinas, me një pasaportë false kanadeze, Selami Simsek.

/ abcnews.al