Haradinaj-Stublla: Njohja e pakusht e Kosovës, mundësia e vetme për Serbinë

schedule16:13 - 23 Janar, 2021

schedule 16:13 - 23 Janar, 2021

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka theksuar se mundësia e vetme e Serbisë në finalen e madhe të dialogut është njohja e pakusht e pavarësisë së Kosovës.

“Do ta ballafaqojmë çdo ditë Serbinë me të kaluarën e saj gjenocidale, dhe në finalen e madhe të dialogut, me Ramush Haradinajn President, Kosova do të qëndrojë e paprekur, e pacenuar, dhe unike ndërsa njohja e pakusht e Kosovës do të jetë rruga e vetme, pra e vetmja mundësi për Serbinë”, ka thënë ministrja.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se “njëzetedy vite pas lufte, ne qëndrojmë këtu, për t’iu dhënë besën se do të punojmë e s’do të lëmë gur pa lëvizur derisa Serbia të dënohet dhe paguajë çmimin për gjenocidin e kryer në fshatin tonë, më 25 maj 1998 dhe më 1 e 7 prill 1999 dhe për masakrat e tjera në Kosovë!”./abcnews.al