Hapi fals i Leipzig, e gjithë vëmendja tek i “larguari” Timo Werner

schedule08:52 - 7 Qershor, 2020

schedule 08:52 - 7 Qershor, 2020

Leipzig nuk ia doli të fitojë në shtëpi përballë ekipit të vendit të fundit në Bundesliga, Paderborn. Kjo sfidë u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1 dhe skuadra e Red Bull humbi 2 pikë, që mund të rezultojnë shumë të rëndësishme në fund.

Një nga arsyet për këtë barazim, ishte ndëshkimi me karton të kuq i Dayot Upamecanos. Mbrojtësi francez e la skuadrën e tij me një futbollist më pak që në pjesën e parë (43’), por kritikat nuk munguan as për Timo Werner.

Bomberi gjerman, i cili duket se ka firmosur për Chelsean, tentoi të ndihmojë skuadrën e tij të arrijë te suksesi, por nuk ia doli të gjejë rrjetën. Katër gjuajtje në kuadrat dhe katër shanse të krijuara. por Werner në fund në llogarinë e tij pati vetëm një asist, që u shndërrua në gol nga Schick. Shumë pritej nga ai, sidomos kundër ekipit të vendit të fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!