Hamasi thotë se dëshiron të zgjasë armëpushimin: Jemi në kontakt me Katarin dhe Egjiptin

schedule23:20 - 28 Nëntor, 2023

schedule 23:20 - 28 Nëntor, 2023

Hamasi po “përpiqet të zgjasë armëpushimin” me Izraelin në Rripin e Gazës duke përdorur të gjitha kartat që ka në negociata. Kështu u shpreh një anëtar i byrosë politike të grupit militant, shkruan CNN.

Ghazi Hamad tha se Hamasi është në kontakt me Katarin dhe Egjiptin në lidhje me armëpushimin dhe se ka “përpjekje që po bëhen nga vendet e tjera për të bërë presion për një armëpushim”.

“Ne po përpiqemi të zgjasim armëpushimin për të ndalur agresionin një herë e përgjithmonë, duke përdorur kartat që kemi,” theksoi Hamad në një deklaratë.

Anëtari i byrosë politike tha se deri më tani nuk ka negociata për lirimin e ushtarëve izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë./abcnews.al