Hamasi do të lirojë pengje të tjera në shenjë mirënjohje ndaj Putinit për qëndrimin e tij për Gazën

schedule11:45 - 29 Nëntor, 2023

schedule 11:45 - 29 Nëntor, 2023

Hamasi ka deklaruar se ditën e sotme do të lirohen pengje të tjera në atë qe organizata e ka quajtur si shenjë ‘mirënjohjeje’ ndaj presidentit rus Vladimir Putin për qëndrimin që ka mbajtur në konfliktin në Gaza.

“Ne nuk kemi liruar asnjë nga burrat izraelitë që ndodhen në Gaza, me përjashtim të rusit Ron Krivoy, të cilin e liruam në shenjë mirënjohjeje ndaj qëndrimit të presidentit rus Putin. Sot, disa rusë të tjerë do të lirohen jashtë kornizës së marrëveshjes së armëpushimit”, tha Mousa Abu Marzook, një zëdhënës i Hamasit.

Tass vëren se Abu Marzook ka vizituar së fundmi Moskën. Krivoy u lirua më 26 nëntor. Ruso-izraeliti punoi si teknik i zërit në festivalin muzikor Nova të sulmuar nga Hamasi.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zakharova tha se lirimi u bë i mundur për shkak të kontakteve diplomatike ruse me Hamasin.

/abcnews.al