Habit dëshmitari i masakrës së Krushës: Çdo natë komunikoj me të vdekurit, pi duhan me ta

schedule19:36 - 17 Nëntor, 2020

schedule 19:36 - 17 Nëntor, 2020

Milaim Bellanica, dëshmitar në krimet e ndodhura në Krushën e Madhe, ka deklaruar se “pi duhan me të vdekurit”, duke iu referuar masakrës në fshatin e Rahovecit.

Ai ka deklaruar edhe se nëna e tij e ka gjetur duke folur me personat që nuk jetojnë më, shkruan Gazeta Ekspress.

“Çdo ditë më thonë si po shkel mbi gjakun tonë. Flas me ata, komunikoj me të vdekurit. Edhe pij duhan. I kam marrë duhanin, i kam thënë si nuk qohesh me pi duhan, ja kam marrë duhanin. Çdo ditë më thonë a të kujtohet kur ma more duhanin?”, deklaroi ai për emisionin në T7.

“E shoh trupin e tij, vjen trupi e shoh, flas me ta. Dy herë nana me ka nxa tu folë me të vdekurit. Gjithkujt i duket absurde, por mua më ndodhin”, shtoi ai./mv.abcnews.al