Haaland një makineri, statistikat e sulmuesit të Dortmund janë të frikshme

schedule21:13 - 25 Janar, 2020

schedule 21:13 - 25 Janar, 2020

Sulmuesi i Dortmund, Erling Braut Haaland, ka arritur shumë shpejt t’ia fitojë zemrat tifozëve gjermanë. Haaland la gjurmë dhe në ndeshjen e djeshme duke shënuar një dopietë, ku Dortmund kaloi pa problem 5-1 Koln në “Signal Iduna Park”.

Norvegjezi flitej shumë për një kalim në Premier League , konkretisht tek Manchester United. I riu zgjodhi Dortmundin, ku deri më tani po shkëlqen me lojën e tij. Këtë gjë e konfirmojnë dhe statistikat, të cilat janë të frikshme për kaq pak minuta që ai është aktivizuar.

19-vjeçari numëron vetëm 57 minuta lojë në vitin 2020, por në kaq minuta ai ka shënuar plot 5 gola. Në një krahasim me golavarazhin e Manchester United, Haaland është një gol para. I gjithë ekipi i United ka shënuar 4 gola, por në 360 minuta lojë. Shifrat flasin vetë. /abcnews.al