Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Guximi i liderëve të vendeve të BE në luftë, nisen me tren drejt “kalasë” që synon Putin

schedule10:54 - 15 Mars, 2022

schedule 10:54 - 15 Mars, 2022

Tre liderë të vendeve të BE-së, Kryeministrat e Republikës Çeke, Polonisë dhe Sllovenisë janë treguar të guximshëm me vizitën e tyre në Kiev në një kohë që forcat ruse kanë intensifikuar bombardimet.

Reuters raporton se ata janë nisur për në Ukrainë me tren për të treguar mbështetjen ndaj Ukrainës.

LEXO KËTU të gjitha ngjarjet për luftën Ukrainë-Rusi



Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha në Facebook se udhëtimi do zhvillohet në ditën e 20-të të “agresionit të Presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës”.

Lexo edhe: Lëvizja e papritur, 3 kryeministrat e vendeve të NATO-s hyjnë në Kiev, pritet të takohen me Zelenskyn

“Në momente të tilla përparimi për botën, është detyra jonë të jemi aty ku farkëtohet historia. Sepse nuk ka të bëjë me ne, por me të ardhmen e fëmijëve tanë që meritojnë të jetojnë në një botë të lirë nga tirania”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!