Guterres thirrje për armëpushim: Duhet të luftojmë COVID-19, jo njëri-tjetrin

schedule17:08 - 22 Shtator, 2020

schedule 17:08 - 22 Shtator, 2020

Sekretari i Përgjithshëm i KB, Antonio Guterres është shprehur se vendet duhet të përqendrohen në luftimin e pandemisë COVID-19 dhe se duhet të lënë menjë-anë sulmet ndaj njëri-tjetrit.

Në konferencën online të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, ai theksoi: “Ne duhet të bëjmë gjithçka për të shmangur një Luftë të Ftohtë, të re”.

Gjithashtu ai shtoi se përplasjet mund të bëhen më të rrezikshme dhe se bota nuk mund të përballojë një të ardhme ku vendet më ekonomitë më të mëdha të ndajnë globin me rregulla e tyre tregtare dhje financiare.

Pavarësisht se nuk përmendi emra konkretë, Guterres i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të KB-së për të arritur “një armëpushim deri në 2021”.

Ndërsa Presidenti Donald Trump, është shprehur i vendosur se nuk do t’i ndalë sulmet ndaj Kinës për gënjeshtrat e thëna për koronavirusin.;i.k/abcnews.al/