Guardiola: Nesër e tregojmë se kush jemi, kam një porosi për djemtë

schedule23:15 - 14 Gusht, 2020

schedule 23:15 - 14 Gusht, 2020

Manchester City është gati për duelin e nesërm çerekfinal ndaj Lyon. Skuadra angleze dëshiron të fitojë për herë të parë Champions League dhe Pep Guardiola karikon djemtë e tij në konferencën për shtypin.

Nesër nis një tjetër turne, pasi ndodhemi në fazën finale. Jemi gati të japim gjithçka nga vetja dhe të dhurojmë paraqitje më të mira se dy sezone më parë. Jemi përgatitur mirë dhe ndihem krenar për atë që po bëjnë djemtë.

Mos të harrojmë që kemi kundërshtarë kundër dhe çdo ndeshje është si finale. Po punojmë për t’i dhënë vazhdimësi sukseseve tona dhe fitimi i këtij kompeticioni është shumë i rëndësishëm. Kundër Lyon do e tregojmë se kush jemi.

Pres nga djemtë që t’i qëndrojnë besnik stilit të tyre dhe të jenë vetvetja. Kundërshtari ka një ekip të fortë, Lyon ka shumë eksperiencë në Champions, kështu që duhet të tregohemi të kujdesshëm“, deklaron Pep Guardiola. /abcnews.al