“Gruaja më e bukur në botë” bashkë me vajzën 8-vjeçare infektohet me Covid-19

schedule21:37 - 12 Korrik, 2020

schedule 21:37 - 12 Korrik, 2020

Aktorja ikonë e Bollywood Aishwarya Rai Bachchan dhe vajza e saj, Aaradhya, kanë rezultuar pozitive për koronavirus, pas lajmit se burri dhe vjehrri i Aishwarya, ishin shtruar në spital me covid-19.

Rai Bachchan, dikur e quajtur “Gruaja më e bukur në botë” dhe fituese e Miss World në 1994, u martua në familjen më të famshme të Bollywood-it me aktorin e tjetër Abhishek Bachchan në 2007.

Bashkëshorti i Aishwarya njoftoi përmes llogarisë së tij në Twitter këtë të dielë se gruaja e tij dhe vajza e tyre tetë vjeçare, kanë koronavirus.

“Edhe Aishwarya dhe Aaradhya janë testuar pozitive për COVID-19. Ato do të vetkarantinohen në shtëpi. Institucionet shëndetësore janë angazhuar për gjendjen e tyre dhe po bëjnë gjërat e nevojshme. Pjesa tjetër e familjes, përfshirë nënën time, kanë rezultuar negativ. Faleminderit të gjithëve për urimet dhe lutjet tuaja”, njoftoi në Twitter Abhishek Bachchan.

Abhishek Bachchan kishte njoftuar më parë se ai dhe aktori i tij legjendar babai Amitabh Bachchan ishin testuar pozitiv dhe ishin dërguar në spital./abcnews.al