“Gruaja ime ka vendosur të hyjë në It’s my love”, imami tregon bisedën me një qytetar

schedule09:10 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 09:10 - 7 Dhjetor, 2021

Imami nga Deçani, Naser Tolaj, para pak ditësh ka kritikuar emisionet argëtuese që po transmetohen në televizionet e Kosovës dhe Shqipërisë, raporton Express

Tolaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se emisionet si “It’s my love”, “Për’puthen” dhe “Big Brother”, janë degjenerim i rinisë.

Ai të hënën ka deklaruar se një qytetar i ka shkruajtur se bashkëshortja e tij ka vendosur të hyjë në emisionin e dashurisë “It’s my love”.

“…thotë ‘gruaja ime ka vendosur me hy në “It’s my love”’. Thotë ‘nuk po e di tani çka me bo, a me e shkurorëzu apo, dmth kam ardhur deri pika e fundit, deri te ndarja’. Imagjino tash çka po na servojnë këto emisione…”, ka deklaruar Tolaj në radio Klan.

Ndryshe, Tolaj këto reagime i ka bërë pasi në këtë emision para pak ditësh du konkurrente janë ëprleshur fizikisht me njëra-tjetrën./GazetaExpress/