Gruaja amerikane gjen një biletë lotarie prej 3 milionë dollarësh në dosjen e postës elektronike të padëshiruar

schedule01:47 - 25 Janar, 2022

schedule 01:47 - 25 Janar, 2022

Një grua amerikane zbuloi se kishte fituar 3 milion dollarë nga lotaria pasi kontrolloi dosjen e saj të postës elektronike të padëshiruar. Laura Spears, 55 vjeç, kishte blerë një biletë Mega Millions në internet nga lotaria shtetërore pasi pa çmimin e parë duke u ngjitur në qindra miliona. “Disa ditë më vonë, po kërkoja një email që mungonte nga dikush, kështu që kontrollova dosjen e spam-it në llogarinë time të emailit,” u tha ajo zyrtarëve të lotarisë.

“Nuk mund ta besoja atë që po lexoja, kështu që u futa në llogarinë time të lotarisë për të konfirmuar mesazhin në email”, tha ajo, duke e quajtur fitoren “tronditëse”. Ajo tani planifikon të dali në pension para kohe dhe të monitorojë më nga afër emailet e saj në të ardhmen raporton “BBC”.”Unë patjetër e shtova Lotarinë e Miçiganit në listën time të dërguesve të sigurt vetëm në rast se kam ndonjëherë fatin të marr një email tjetër për një çmim të madh,” tha ajo.

Biletat e lotarisë Mega Millions shitet për dy dollarë në 45 shtete. Në vitin 2018, një qytetar në Karolinën e Jugut fitoi 1.6 miliardë dollarë në lotarinë Mega Millions. / abcnews.al